Posts

Kosovë – Gjibraltar, formacioni i mundshëm – rotacion nga Challandes

Image
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Gjibraltarit në një miqësore të aranzhuar muaj më parë, e cila do të zhvillohet sot (e enjte). Kosova ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një miqësore me kombëtaren e vogël. Ky takim miqësor do të jetë edhe si test para ndeshjes të së hënës, ku Kosova do ta luaj përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. /telegrafi/  FACEBOOK

- Njoftohen Banorët e Komunës së Bujanocit se nesër

Image
# NJOFTIM - Njoftohen Banorët e Komunës së Bujanocit se nesër (11.10.2019) nga ora 9.00 deri 13.00 do të bëhet asgjësimi i mjeteve vrasëse (Mina) të pa eksploduara në rajonin e fshatrave Lluçan, Konçul, Dobrosin, vendi i quajtur "SINGERIT" të mbetura nga Lufta e fundit 1999/2000. - Punëkryesi i deminimit është Agjencioni "Stop Mines" Palle-Bosna Hercegovina. - Asgjësimi i Minave do të monitorohet nga ekipi special i Ministrisë së punëve të mbrendshme, Sektori për gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë.  # NJOFTON  Shtabi Komunal për Gjendje të Jashtëzakonshme në Bujanoc. # Shpërndaje  FACEBOOK

Momenti kur policia e Kosovës kthen mbrapa Crvena Zvezdan

Image
Policia e Kosovës nuk ka lejuar futjen e klubit serb, Crvena Zvezda, në territorin e Kosovës. Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan. Megjithatë, Policia e Kosovës e ka ndalur ekspeditën e tyre në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Jarinje, për t’i kthyer mbrapa nga kanë ardhur. Është vet faqja e klubi serb e cila ka publikuar video në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale. /telegrafi  FACEBOOK

Drejtori i Crvena Zvezdas, Terzic: Vendimi u mor nga Qeveria e Kosovës, fitore diplomatike për Serbinë

Image
Delegacioni i Crvena Zvezdas, i udhëhequr nga Zvezdan Terzic, nuk u lejuan të hyjnë në Kosovës në vendkalimin në Jarinje dhe kjo sipas tij ishte një vendim që u mor nga Qeveria e Kosovës dhe është fitore për Serbinë. Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës. Delegacioni i Crvena Zvezdas, i udhëhequr nga Zvezdan Terzic, nuk u lejuan të hyjnë në Kosovës në vendkalimin në Jarinje dhe kjo sipas tij ishte një vendim që u mor nga Qeveria e Kosovës dhe është fitore për Serbinë. Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës. “Ju jeni dëshmitarë të asaj që ndodhi. Ne kemi ardhur të luajmë futboll dhe të luajmë sport, por kjo na u mohua me gjithë rekoma...

Moti për sot, kështu do të jenë temperaturat

Image
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/ FACEBOOK

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje udhëheq në dhjetë komuna

Image
Partia e udhëhequr nga Goran Rakiq, Lista Serbe është subjekti që në zgjedhjet e 6 tetorit fitoj më së shumti komuna. Nga numërimi i 100% të vendvotimeve, Lista Serbe ka fituar në 10 komuna gjithsejtë. Ndërkaq rezultati i përgjithshëm i saj në këto zgjedhje është 52 mijë e 620 vota apo 6,61%. Komunat që ka fituar kjo parti janë: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Ranilluk, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Shtërpcë dhe Graçanicë. Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet. FACEBOOK Mitrovica e Veriut 81,21%.  /Telegrafi/ 

Albin Kurti tregon çfarë do të bëjë me taksën dhe dialogun!

Image
Kosova ka zhvillu ditën e 6 tetorit për zgjedhjet e parakohshme mbas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Në nji intervistë për të dërguar në Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka folë për taksën ndaj Serbisë dhe për dialogun me ta. Zoti Kurti, krahas qeverisjes për ta ndryshuar realitetin ekonomik të Kosovës dhe çështjeve sociale ju si kryeministër i ardhshëm i Kosovës keni edhe pe.shën e rë.ndë për t’u marrë me çështjet e taksës, po ashtu dhe me rinisjen e dialogut me Beogradin, jeni i gatshëm që ta hiqni taksën? Si do veproni? Albin Kurti: Në nuk heqim taksën, por e zëvendësojmë me parimin e reprocitet, pra taksa nuk ka qenë asnjëherë politikë e Vetëvendosjes. Unë nuk u përkas atyre që thonë se mund të vijë ky uji nga Serbia dhe në vend të 1 euro do të kushtojë 2, besoj që kriteri i marrëdhënieve të shëndosha bilaterale ndër shtetërore është reprociteti. ...