Lista Serbe edhe në këto zgjedhje udhëheq në dhjetë komuna
Partia e udhëhequr nga Goran Rakiq, Lista Serbe është subjekti që në zgjedhjet e 6 tetorit fitoj më së shumti komuna.
Nga numërimi i 100% të vendvotimeve, Lista Serbe ka fituar në 10 komuna gjithsejtë. Ndërkaq rezultati i përgjithshëm i saj në këto zgjedhje është 52 mijë e 620 vota apo 6,61%.
Komunat që ka fituar kjo parti janë: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Ranilluk, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Shtërpcë dhe Graçanicë.
Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.
Mitrovica e Veriut 81,21%. /Telegrafi/
Comments
Post a Comment